LVV: Komuna e Suharekës, lë pa pagë që 3 muaj stafin mjekësor të punësuar në bazë të kontratës me “CARITAS KOSOVA”
Lëvizja Vetëvendosje (LVV) dega Suharekë, përmes një shkrimi në Facebook thotë se Komuna e Suharekës, lë pa pagë që tre muaj stafin mjekësor të punësuar në bazë të kontratës me “CARITAS KOSOVA”. “Komuna e Therandës më datë 25.02.2019 ka nënshkruar kontratën “Shërbime për realizimin e vitalizimi e infrastrukturës për funksionalizimin e projektit shtretrit shtëpiak”, kontratë […]
Lëvizja Vetëvendosje (LVV) dega Suharekë, përmes një shkrimi në Facebook thotë se Komuna e Suharekës, lë pa pagë që tre muaj stafin mjekësor të punësuar në bazë të kontratës me “CARITAS KOSOVA”.
“Komuna e Therandës më datë 25.02.2019 ka nënshkruar kontratën “Shërbime për realizimin e vitalizimi e infrastrukturës për funksionalizimin e projektit shtretrit shtëpiak”, kontratë e cila ka pasur afat 12 muaj. Vlera e kësaj kontrate ishte 219,725.50€”, thuhet në reagimin e Lëvizjes Vetëvendosje.
Por më datë 10.01.2020, dy muaj para përfundimit të kontratës së vitit 2019, Komuna e Therandës ka nënshkruar kontratë të njejtë por tash në vlerë dyfish më të lartë 558,618.20€.
Po ashtu në këtë reagim thuhet se: “Edhe pse kontrata është nënshkruar në Janar të vitit 2020, stafi mjekësor i punësuar në bazë të kësaj kontrate, ende nuk ka marrur pagë”.
“Madje sipas shqetësimeve të raportuara edhe punësimet e stafit mjekësor në bazë të kontratës së këtij viti janë duke u bërë me nepotizëm. Po ua paraqesim vetëm inicialet e disa personave që pritet të punësohen:
K.B; D.B; L.G; Q.J; F.K; A.K; L.A”, thuhet në reagimin e bërë nga Lëvizja Vetëvendosje – dega Suharekë.

