Djathi forcon imunitetin e organizmit dhe ju mbron kundër sëmundjeve të ndryshme

01.03.2020

Djathi është një ndër ushqimet të cilin sipas ekspertëve të shëndetësisë nuk duhet ta ndajmë nga vaktet tona ushqimore. Ky ushqim është i pasur me proteina, yndyrë, kalcium, vitamina dhe minerale të cilat i bëjnë kockat dhe muskujt më të fortë. Te djathi janë të përqendruar përbërësit më të mëdhenj të qumështit: vitaminat A, D, […]

Djathi forcon imunitetin e organizmit dhe ju mbron kundër sëmundjeve të ndryshme Foto: Ilustrim

Djathi është një ndër ushqimet të cilin sipas ekspertëve të shëndetësisë nuk duhet ta ndajmë nga vaktet tona ushqimore. Ky ushqim është i pasur me proteina, yndyrë, kalcium, vitamina dhe minerale të cilat i bëjnë kockat dhe muskujt më të fortë.

Te djathi janë të përqendruar përbërësit më të mëdhenj të qumështit: vitaminat A, D, E dhe vitaminat e grupit B. Vitamina C nuk ka në djathë, sepse kjo vitaminë është e tretshme në ujë dhe mbetet në hirrë. Djathi përmban edhe proteina të çmuara, të cilat organizmi i njeriut nuk i prodhon vetë dhe të cilat janë të domosdoshme në jetën e përditshme.

Minerale të tilla si kalciumi dhe fosfori gjenden dhjetë herë më shumë te djathi, sesa te qumështi (më së shumti ka në djathërat e forta), ndërsa te djathërat e tjerë kjo sasi ndryshon deri në katër a pesë herë. Përbërja e kaliumit është pothuajse e njëjtë si te djathi, ashtu edhe te qumështi, ndërsa përqindja e natriumit varet nga kripa e shtuar.

Parandalon kancerin – Vitamina B që ndodhet në përbërjen e djathit forcon imunitetin e organizmit dhe ju mbron kundër sëmundjeve të ndryshme, përfshirë edhe kancerin.

Djathi ju ndihmon të humbisni, por edhe të fitoni masë muskulore. Nëse dëshironi të humbni peshë është e rëndësishme të zgjidhni djathë me yndyrë të ulët. Gjithashtu djathi mbron dhëmbët nga dëmtimi. Shkencëtarët besojnë se djathi përmban acide yndyrore të ngopura të cilat parandalojnë bllokimin e arterieve.

deneme bonusu veren siteler deneme bonusu veren siteler