Prokuroria në Prizren ngre aktakuzë për fajde dhe manipulim me prova, dëmi arrin në 140 mijë euro

5 orë

Prokurori i çështjes i ka propozuar gjykatës që, pas shqyrtimit gjyqësor dhe administrimit të provave, të pandehurit të shpallen fajtorë dhe të dënohen sipas ligjit.Të pandehurit konsiderohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të vërtetohet me vendim të formës së prerë të gjykatës.

Sipas njoftimit të Prokurorisë, të pandehurit B.K. dhe F.S., ky i fundit në arrati, dyshohet se në bashkëkryerje kanë shfrytëzuar gjendjen e rëndë financiare dhe papërvojën e një personi, duke i dhënë hua para me kamata dhe provizione mujore dukshëm joproporcionale me shumat e huazuara.

Përmes marrëveshjeve të njëpasnjëshme të huadhënies dhe kërkesave për shlyerjen e borxheve, ata dyshohet se kanë përfituar shuma të konsiderueshme parash, duke u shkaktuar të dëmtuarve L.S. dhe babait të tij M.S. dëm financiar në vlerë prej 140 mijë eurosh.

Ndërkaq, aktakuza përfshin edhe të pandehurin H.T., i cili dyshohet se në prill të vitit 2024, në Suharekë, kishte marrë origjinalin e një marrëveshjeje huaje nga M.S., me pretekstin se do t’ia prezantonte B.K.-së.

Sipas Prokurorisë, pasi ia kishte prezantuar dokumentin, H.T. e kishte shkatërruar atë, me qëllim që të pamundësonte përdorimin e tij në procedurë penale.

Prokurori i çështjes i ka propozuar gjykatës që, pas shqyrtimit gjyqësor dhe administrimit të provave, të pandehurit të shpallen fajtorë dhe të dënohen sipas ligjit.

Të pandehurit konsiderohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të vërtetohet me vendim të formës së prerë të gjykatës.