Kabllot elektrike në rrugën “Vehbi Jahaj” në Sllapuzhan paraqesin rrezik dhe pengojnë qarkullimin

2 orë

Banorët e rrugës “Vehbi Jahaj” në fshatin Sllapuzhan të Suharekës kanë ngritur shqetësimin për kabllot e energjisë elektrike, të cilat janë të vendosura në rrugë dhe përreth shtëpive.

Sipas shqetësimit të banorëve, kabllot jo vetëm që po pengojnë qarkullimin e automjeteve dhe lëvizjen në këtë rrugë, por njëkohësisht paraqesin edhe rrezik për sigurinë e banorëve.

Ata kërkojnë intervenim nga institucionet dhe kompanitë përgjegjëse, në mënyrë që kabllot të vendosen në kushte të sigurta dhe të mos pengojnë qarkullimin apo të rrezikojnë qytetarët.

Banorët apelojnë që kjo çështje të trajtohet sa më parë, para se të ndodhë ndonjë incident.