Nxënësja nga Suhareka shkëlqen në Berlin, fiton çmim në Einstein Olympiad 2026

9 orë

Lediona Bytyqi nga fshati Semetisht i Suharekës po shënon suksese të rëndësishme në garat akademike ndërkombëtare, duke përfaqësuar Kosovën dhe duke dëshmuar talentin e saj në fushën e dijes.

Ky nuk është suksesi i vetëm i saj në arenën ndërkombëtare. Lediona ka qenë gjithashtu finaliste në TIMO International Mathematics Olympiad 2026, të mbajtur në Azerbajxhan, ku është vlerësuar po ashtu me çmimin “Honorable Mention”.

Përveç këtyre dy çmimeve, ajo ka arritur të kualifikohet edhe për garën ndërkombëtare të gjuhës angleze SIL, e cila do të mbahet në dhjetor të vitit 2026 në Oxford të Mbretërisë së Bashkuar.

Me këto rezultate, Lediona po dëshmon përkushtimin dhe talentin e saj, duke bërë krenarë familjen, shkollën dhe vendlindjen.

Nga Semetishti i Suharekës drejt arenave ndërkombëtare, rrugëtimi i saj është një shembull frymëzues i suksesit të të rinjve kosovarë në arsim.

Urime Ledionës për arritjet dhe suksese të tjera në garat e ardhshme!