Gjuan me armë në ajër në Bukosh të Suharekës, predha godet një kombi – arrestohet i dyshuari

7 orë

Një person është arrestuar të enjten në fshatin Bukosh të Suharekës, pasi dyshohet se ka shtënë me armë zjarri në ajër, ndërsa predha ka goditur një automjet të tipit kombi.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 29 tetor 2026, rreth orës 14:30, në Bukosh-II. Nga incidenti janë shkaktuar vetëm dëme materiale, pa persona të lënduar.

Pas rastit, Policia ka kontrolluar shtëpinë e të dyshuarit, ku ka gjetur dhe konfiskuar një armë zjarri dhe 59 fishekë.

I dyshuari është intervistuar dhe, me urdhër të prokurorit, është dërguar në mbajtje.