Golden Eagle Ylli përballet sot me Trepçën në palestrën “Minatori”

8 orë

Golden Eagle Ylli do të luajë sot, më 25 tetor, në udhëtim ndaj Trepçës, në kuadër të ProCredit Superligës së Kosovës në basketboll.

Ndeshja do të zhvillohet në palestrën “Minatori”, me fillim nga ora 19:30.Skuadra nga Suhareka synon të paraqitet sa më mirë në këtë përballje, ndërsa përballë do ta ketë Trepçën, e cila do të kërkojë ta shfrytëzojë përparësinë e terrenit vendas.

Pritet një përballje interesante mes dy skuadrave, në një ndeshje që pritet të sjellë rivalitet dhe emocione për adhuruesit e basketbollit.