Gjendet pa shenja jete një 70-vjeçar në rrugë në Prizren

19 orë

Një person rreth 70-vjeçar është gjetur pa shenja jete në një rrugë në Prizren.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, i cili ka bërë të ditur se njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po zhvillojnë hetimet për zbardhjen e rrethanave.

“Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po zhvillohen hetimet. Është gjetur pa shenja jete, personi është i moshës 70-vjeçare. Besohet se vdekja është natyrore. Mbetet të shihet se çka do të dalë më pas nga ky rast”, ka deklaruar Bytyqi.

Sipas informacioneve të deritanishme, dyshohet se vdekja mund të ketë qenë natyrore, ndërsa policia po vazhdon trajtimin e rastit.