Shoqërohen në polici dy persona në Suharekë, u konfiskohet pistoleta
Dy persona janë shoqëruar në stacionin policor në Suharekë, pas një postimi në rrjetet sociale ku shihej një armë zjarri.
Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur me datën 7 tetor rreth orës 10:30 në fshatin Krushicë të Suharekës. Hetimet e policisë nisën pasi njëri nga të dyshuarit kishte publikuar në rrjete sociale një fotografi me armë zjarri. Nga verifikimet e mëtejshme rezultoi se arma—një pistoletë me gaz—i përkiste personit tjetër të dyshuar.
Gjatë ndërhyrjes policore, pistoleta së bashku me një karikator është konfiskuar në cilësinë e provës materiale.
Me vendim të prokurorit të shtetit, dy të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt, ndërsa ndaj tyre është hapur rasti për veprën penale “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve dhe municionit”. Hetimet për këtë rast vazhdojnë.
