Bien akuzat për krime lufte pas 20 qershorit 1999

16.09.2026

Në Gjykatën Speciale në Hagë është bërë një konstatim i rëndësishëm gjatë seancës për shpalljen e aktgjykimit ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Sipas konstatimit të gjykatës, nuk janë gjetur krime lufte të kryera pas datës 20 qershor 1999.

Gjykata po ashtu ka trajtuar akuzat për krime kundër njerëzimit ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

Seanca për shpalljen e vendimit ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së po vazhdon në Hagë, ndërsa gjykata pritet të bëjë të ditura edhe konstatimet e tjera lidhur me akuzat e ngritura në këtë proces.