Inspektorati i Mjedisit mbyll hotelin dhe restorantin “Liqeni i Dukagjinit” në Gjakovë

08.09.2026

Inspektorati i Mjedisit ka vendosur shiritat e mbylljes në hotelin dhe restorantin “Liqeni i Dukagjinit” në Gjakovë, duke ndërprerë veprimtarinë e objektit në zonën e mbrojtur të Liqenit të Radoniqit.

Lajmin e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook ministrja Fitore Pacolli, e cila tha se mbyllja është bërë për shkak të veprimtarisë së kundërligjshme në këtë zonë të mbrojtur.

Pacolli theksoi se institucionet do të vazhdojnë të veprojnë me vendosmëri për mbrojtjen e ujërave dhe zonave të mbrojtura në Kosovë.

“Uji i pijshëm është pasuri publike dhe mbrojtja e tij nuk ka kompromis!”, ka shkruar Pacolli.