Dogana zbulon 17 mijë euro të padeklaruara në Merdare
Dogana e Kosovës ka zbuluar 17 mijë euro para të gatshme të padeklaruara gjatë kontrollit të një automjeti në Pikën e Kalimit Kufitar në Merdare.
Sipas njoftimit të Doganës, automjeti me targa të shtetit fqinj është ndaluar për kontroll në hyrje të Kosovës. Gjatë intervistimit, udhëtari ka deklaruar se nuk kishte mjete monetare apo mallra për të deklaruar.
Megjithatë, gjatë kontrollit fizik të automjetit, zyrtarët doganorë kanë zbuluar gjithsej 17,000 euro, përkatësisht 11,570 euro dhe 683,000 dinarë.
Rasti është proceduar më tej në përputhje me procedurat administrative dhe legjislacionin në fuqi.
Dogana e Kosovës ka theksuar se do të vazhdojë kontrollet në pikat kufitare me qëllim të parandalimit të qarkullimit të mjeteve monetare të padeklaruara dhe mbrojtjes së interesave financiare e ekonomike të vendit.
