Trump: 30 anije kalojnë çdo ditë nëpër Ngushticën e Hormuzit
31.08.2026
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka reaguar lidhur me situatën në Ngushticën e Hormuzit, duke deklaruar se kalimi përmes kësaj rruge strategjike detare po zhvillohet normalisht.
Trump tha se rreth 30 anije kalojnë çdo ditë përmes ngushticës, ndërsa theksoi se Kina ka qëndruar neutrale sa i përket situatës.
Deklaratat e presidentit amerikan vijnë në një kohë kur tensionet mes SHBA-së dhe Iranit janë rritur sërish. Ngushtica e Hormuzit mbetet një prej pikave më të rëndësishme për tregtinë globale, veçanërisht për transportin e naftës dhe furnizimet energjetike.
Çdo përshkallëzim i situatës në këtë zonë mund të ndikojë në tregjet ndërkombëtare dhe në sigurinë e transportit detar.
