Pritje deri në një orë për të dalë nga Kosova: Krijohen kolona te Dheu i Bardhë dhe Hani i Elezit

09.08.2026

Sipas të dhënave më të fundit nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar (përditësuar më 09/08/2026 në orën 18:13), fluksi i automjeteve në shumicën e pikave të kalimit kufitar të Kosovës mbetet i ulët, me përjashtim të dy pikave ku janë regjistruar vonesa dhe kolona.

Pika më e ngarkuar në dalje është Dheu i Bardhë, ku qytetarët po presin deri në 60 minuta për të dalë nga Kosova, teksa është krijuar një kolonë automjetesh prej 500 metrash. Në hyrje të kësaj pike, pritjet janë minimale (5–10 minuta).

​E ngarkuar paraqitet edhe pika kufitare në Han të Elezit, ku në hyrje pritjet arrijnë deri në 20 minuta me një kolonë prej 200 metrash, ndërsa në dalje pritja është rreth 15 minuta me një kolonë prej 100 metrash.​

Në pikat e tjera kufitare si Merdarë, Vërmicë, Jarinje, Bërnjak, Kullë e Qafë e Morinës, qarkullimi zhvillohet lirshëm dhe kohëpritjet për hyrje-dalje luhaten nga 1 deri në 10 minuta pa kolona të krijuara.