Nis Kuvendi i Jashtëzakonshëm i LDK-së
30.07.2026
Ka nisur Kuvendi i Jashtëzakonshëm i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), ku delegatët e partisë do të votojnë për besimin ndaj kryetarit, Lumir Abdixhiku.
Në këtë proces marrin pjesë 355 delegatë, të cilët do të vendosin nëse Abdixhiku do ta vazhdojë mandatin në krye të LDK-së.
Kuvendi vjen pas zhvillimeve të fundit brenda partisë, ndërsa para fillimit të tij disa zyrtarë të lartë të LDK-së kanë theksuar rëndësinë e demokracisë së brendshme dhe kanë bërë thirrje që vendimi i delegatëve të respektohet.
Rezultati i votimit pritet të përcaktojë drejtimin e ardhshëm të LDK-së dhe lidershipit të saj.
