Tragjedi në basketboll: Vritet ish-lojtari i Golden Eagle Yllit, Kinu Rochford

14.07.2026

Ish-basketbollisti i Golden Eagle Yllit, amerikani Kinu Rochford, ka humbur jetën tragjikisht në moshën 35-vjeçare, pasi u qëllua me armë zjarri gjatë një turneu basketbolli në Harlem të Nju Jorkut.

Sipas raportimeve nga mediat amerikane, ngjarja ka ndodhur në fushën e basketbollit “Kingdome”, në Lenox Avenue, ku Rochford dyshohet se është përfshirë në një konflikt me një person tjetër, i cili më pas e ka qëlluar me armë.

Pas plagosjes së rëndë, Rochford është dërguar me urgjencë në spitalin Mount Sinai Morningside, por pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, ai nuk ka mundur të mbijetojë.

Rochford ishte i njohur për karrierën e tij në basketboll dhe për periudhën kur ishte pjesë e skuadrës kosovare Golden Eagle Ylli.

Autoritetet në Nju Jork kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, ndërsa deri tani nuk janë bërë të ditura detaje të tjera për të dyshuarin apo motivin e konfliktit.