Nga nesër fillon regjistrimi i semimaturantëve në IAAP “Skënder Luarasi”
06.07.2026
Institucioni i Arsimit dhe Aftësimit Profesional (IAAP) “Skënder Luarasi” ka përfunduar të gjitha përgatitjet e nevojshme për pranimin dhe regjistrimin e nxënësve të rinj në klasën e dhjetë (X).
Procesi i regjistrimit për të gjithë semimaturantët do të nisë zyrtarisht nga dita e nesërme, më 7 korrik, duke filluar nga ora 08:00.
Dyert e shkollës do të jenë të hapura për tri ditë me radhë, më 7, 8 dhe 9 korrik 2026, ku të gjithë nxënësit e interesuar do të kenë mundësi të aplikojnë dhe të dorëzojnë dokumentacionin për të vazhduar shkollimin e tyre profesional.
Drejtuesit e institucionit u urojnë mirëseardhje dhe suksese të gjithë nxënësve të rinj që do të bëhen pjesë e kësaj shkolle.
