Osmani: 2 Korriku, pikënisja e shtetit të pavarur të Kosovës

02.07.2026

Ish-Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka kujtuar 2 Korrikun 1990, duke e cilësuar si një nga momentet më të rëndësishme në rrugën drejt shtetësisë së vendit.

Në një postim në rrjetet sociale, Osmani theksoi se Deklarata Kushtetuese e miratuar nga delegatët e Kuvendit të Kosovës përfaqëson artikulimin e qartë të vullnetit të qytetarëve për liri dhe pavarësi.

Ajo vlerësoi delegatët e asaj kohe për vendosmërinë e tyre në refuzimin e dhunës dhe për përqafimin e vlerave të lirisë, duke theksuar se themeli i shtetit të Kosovës qëndron mbi qëndrueshmërinë dhe mosdorëzimin e tyre para sfidave historike.

Osmani shtoi se ky shembull vazhdon të mbetet burim frymëzimi edhe sot për gjeneratat e reja.