Moti i lig vështirëson uljen e aeroplanit nga Gjeneva në Aeroportin “Adem Jashari”

01.07.2026

Një aeroplan i nisur këtë pasdite nga Gjeneva drejt Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” është përballur me vonesë në aterim për shkak të kushteve të pafavorshme atmosferike në Kosovë.

Sipas të dhënave nga platforma e monitorimit të fluturimeve FlightRadar24, avioni ka kryer disa rrotullime në afërsi të aeroportit, para se të realizojë zbritjen në pistë.

Nga Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës kanë konfirmuar se situata është nën kontroll dhe se aterimi pritet të realizohet pas përmirësimit të kushteve të motit.

Reshjet e dendura të shiut dhe moti i paqëndrueshëm kanë shkaktuar vështirësi edhe në disa zona të tjera të vendit, duke ndikuar në qarkullimin rrugor.