FSK gjen trupin e pajetë të personit të zhdukur në Liqenin e Batllavës
01.07.2026
Pas dy ditësh kërkime intensive, ekipet e kërkim-shpëtimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) kanë gjetur trupin e pajetë të personit me inicialet L.R., i cili ishte zhdukur në Liqenin e Batllavës.
Operacioni u zhvillua në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, strukturat komunale të Podujevës dhe shoqatat e kërkim-shpëtimit, të cilat morën pjesë në aksionin për lokalizimin e viktimës.
Pas nxjerrjes nga liqeni, trupi i pajetë iu dorëzua Institutit të Mjekësisë Ligjore dhe Policisë së Kosovës për procedurat e mëtejme hetimore.
