Sonte nata përmbyllëse e Karnavalit Golden Eagle në Suharekë

27.06.2026

Suhareka do të jetë edhe sonte në qendër të festës me natën e dytë dhe njëherësh përmbyllëse të Karnavalit Golden Eagle, një ngjarje që pritet të mbledhë qytetarë dhe vizitorë të shumtë.

Programi nis në ora 20:00 në Stadiumin e Qytetit, ku publiku do të ketë mundësinë të shijojë performanca artistike, atmosferë festive dhe një mbrëmje të mbushur me argëtim.

Organizatorët kanë paralajmëruar një spektakël plot energji dhe momente të veçanta, duke ftuar të gjithë qytetarët që të bëhen pjesë e natës finale të karnavalit.

Karnavali Golden Eagle ka sjellë gjatë këtyre ditëve aktivitete të shumta dhe atmosferë festive në Suharekë, ndërsa nata e sotme pritet të jetë kulmi i këtij organizimi.