Nesër ndërpritet energjia elektrike në Bllacë për shkak të punimeve në rrjet

26.06.2026

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike ka njoftuar se nesër do të kryhen punime të domosdoshme për sigurinë dhe stabilitetin e sistemit energjetik në nënstacionin TS 110/35/10 kV Theranda.

Gjatë realizimit të punimeve, nga dalja 10 kV Peqani do të ndërpritet transformatori TS 10/04 kV Bllaca I Shkolla (kodi: 32000007012).

Ndërprerja e furnizimit me energji elektrike është planifikuar të zgjasë nga ora 10:30 deri në ora 14:30 dhe do të prekë zonën e Bllacës, te shkolla.

Sipas njoftimit, punimet realizohen në kuadër të projektit D.M.26.01.04 dhe kanë për qëllim rritjen e sigurisë dhe përmirësimin e funksionimit të rrjetit elektrik.