Në ditëlindjen e Ukshin Hotit, kujtohet mendimtari që la gjurmë në historinë politike shqiptare

17.06.2026

Sot kujtohet ditëlindja e prof. Ukshin Hotit, një prej figurave më të rëndësishme intelektuale dhe politike shqiptare të shekullit XX.

Hoti ishte veprimtar, filozof politik dhe profesor universitar, i cili për shkak të angazhimit të tij për liri, demokraci dhe të drejta kombëtare u përball me burgosje, përndjekje dhe presione nga regjimi jugosllav.Pavarësisht izolimit dhe vuajtjeve, ai nuk hoqi dorë nga bindjet e tij dhe la pas një trashëgimi të fuqishme intelektuale për çështjen e lirisë politike, republikës dhe vetëvendosjes.

Mendimi i Ukshin Hotit vazhdon të mbetet aktual edhe sot, ndërsa veprat dhe shkrimet e tij konsiderohen një burim i rëndësishëm për kuptimin e zhvillimeve politike shqiptare dhe rrugës drejt demokracisë.Në këtë ditë, ai kujtohet me respekt dhe mirënjohje për kontributin e tij, ndërsa vazhdon të kërkohet zbardhja e plotë e fatit të tij pas zhdukjes në vitin 1999.

“Demokracia dhe republika janë në funksion të lirisë”, ishte një nga parimet që përmblidhte filozofinë e tij politike.Ukshin Hoti mbetet një figurë që vazhdon të frymëzojë breza të rinj me idetë e tij për liri, drejtësi dhe dinjitet kombëtar.