KQZ publikon rezultatet e para të përfaqësive diplomatike: LVV e para, pasojnë PDK dhe LDK

11.06.2026

Kanë filluar të publikohen rezultatet e para të numërimit të votave për Zgjedhjet e Parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës 2026.

Sipas të dhënave zyrtare të KQZ-së për votat e përcaktuara nga Përfaqësitë Diplomatike, Lëvizja Vetëvendosje (LVV) ka shënuar një fitore të thellë karshi partive të tjera.​

Deri në momentin e përditësimit të fundit (me datë 11 Qershor 2026, ora 22:36), ku janë procesuar 4 nga 47 vendvotime (8.51%), renditja e subjekteve politike kryesore është si vijon:​

Lëvizja VETËVENDOSJE!: Udhëheq bindshëm me 85.40% të votave (gjithsej 2,083 vota).

​Partia Demokratike e Kosovës (PDK): Renditet e dyta me 6.93% (169 vota).​

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK): E treta me 5.04% (123 vota).​AAK – Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës: Ka siguruar 1.56% (38 vota).​

Koalicija Vakat dhe PSD ndjekin me përqindje minimale prej 0.29% respektivisht 0.25%.​

Këto rezultate preliminare konfirmojnë edhe një herë trendin e fuqishëm të mbështetjes që LVV gëzon në mesin e diasporës dhe votuesve jashtë vendit. Procesi i numërimit të votave të mbetura po vazhdon në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR).