KEDS njofton ndërprerje të energjisë në Therandë dhe disa fshatra gjatë ditës së sotme

21.05.2026

KEDS ka njoftuar se gjatë ditës së sotme do të ketë ndërprerje të planifikuara të energjisë elektrike në Therandë dhe në disa fshatra përreth, për shkak të punimeve të domosdoshme për siguri të sistemit dhe mirëmbajtjes preventive të nënstacioneve.

Sipas njoftimit, ndërprerjet do të realizohen nga ora 10:00 deri në ora 16:00 dhe do të prekin disa dalje 10 kV nga NS 110/35/10 [kV] Theranda dhe NS 110/10 [kV] Theranda.

Pa energji elektrike do të mbesin këto zona:

Shvepsi;

Leshani, Tërrnja, Neprebishtë, Mamusha, Zojza, Medveci dhe Sërbica e Ulët, përfshirë edhe bizneset Mulliri Rizam, Mulliri i Ri dhe Mulliri Xhevdet Mazrreku;

Pjesë periferike të Therandës, përfshirë rrugën “Reqani”, një pjesë të rrugës “Brigada 123”, banesat e Benafit, të Inxhinieringut, banesat te Viva dhe lagjet Hoxha I dhe II;

Fshatrat Gjinoc, Greikoc, Sallagrazhdë, Gelancë, si dhe pjesë të Leshanit, Shirokës dhe Topliqanit;

Një pjesë e rrugës “Brigada 123”;Rrugët “Brigada 123”, “Nëna Terezë”, “Mulla Nura”, “Garibaldi”, “Vinston Çërçili”, “Ismail Qemali”, “Endrit Kavaja”, “Hajdin Berisha”, “Enver Bytyqi”, Qendra Zejtare dhe pjesë të qytetit të Therandës;

Rrugët “Skënderbeu”, “Milit Kryeziu”, “Kenan Halimi”, “Zekë Bajraktari”, “Xhavit Bajraktari”, “Migjeni”, si dhe pjesë të Reshtanit dhe Therandës;

Fshati Shirokë dhe një pjesë e rrugës “Brigada 123”;Zona Industriale në Shirokë;Serbica Trepetica, Shpendija, Velezha dhe Caparci;

Fshati Gelancë, bizneset dhe shtëpitë përgjatë rrugëve Topliqan–Gelancë dhe Topliqan–Leshan.

KEDS ka bërë të ditur se arsyeja e këtyre ndërprerjeve është mirëmbajtja preventive dhe mirëmbajtja e nënstacionit, me qëllim rritjen e sigurisë dhe stabilitetit të furnizimit me energji elektrike.