Suharekë: Më 29 maj mbahet mbledhja e gjashtë e rregullt e Kuvendit Komunal
Kryesuesi i Kuvendit të Komunës së Suharekës, z. Bexhet Kuçi, ka nxjerrë sot vendimin për caktimin e mbledhjes së 6-të (gjashtë) të rregullt të Kuvendit Komunal për vitin 2026.
Mbledhja është planifikuar të mbahet më 29 maj 2026, duke filluar nga ora 10:00, në sallën e Kuvendit të Komunës në shtëpinë e kulturës “Ukë BYTYÇI”.
Thirrja e kësaj mbledhjeje është bazuar në nenin 43 (paragrafi 1) të Ligjit për Vetëqeverisjen Lokale, udhëzimin administrativ të MAPL-së për mbajtjen e mbledhjeve, si dhe në Statutin e Komunës së Suharekës.
Për këtë seancë është propozuar ky rend dite:
Rishqyrtimi i projekt-Rregullores për menaxhimin e mbeturinave në territorin e Komunës së Suharekës;
Shqyrtimi i projekt-vendimit për themelimin e komisionit për zgjedhjen e këshillave lokale;
Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar;
Shqyrtimi i projekt-vendimit për formimin e komisionit për zbatimin e procedurave dhe vlerësimin e ofertave për dhënien në shfrytëzim afatshkurtër të pronës së paluajtshme të Komunës;
Shqyrtimi i projekt-vendimit për miratimin e propozimeve të komisionit për dhënien e shpërblimeve “Emblema e artë”, “Skënderbeu” dhe mirënjohjen “13 Qershori”;
Shqyrtimi i projekt-vendimit për formimin e komisionit të ankesave për bursa për nxënës dhe studentë;
Shqyrtimi i projekt-vendimit për miratimin e kërkesës 01-Nr-181-17647;Njoftime për shkëputjen e kontratave;
Pyetje dhe përgjigje.

