Suharekë, më 30 maj mbledhja e pestë e Asamblesë Komunale

24.05.2022

Kryesuesi i Kuvendit të Suharekës ka caktuar mbledhjen e pestë të rregullt për vitin 2022, të Kuvendit të Komunës në Suharekë. Mbledhja e 5-të e rregullt e Kuvendit të Komunës së Suharekës është caktuar që të mbahet më 30 maj 2022, me fillim nga ora 10:00. Mbledhja mbahet në sallën e Kuvendit të Komunës në […]

Suharekë, më 30 maj mbledhja e pestë e Asamblesë Komunale Foto: Ilustrim

Kryesuesi i Kuvendit të Suharekës ka caktuar mbledhjen e pestë të rregullt për vitin 2022, të Kuvendit të Komunës në Suharekë.

Mbledhja e 5-të e rregullt e Kuvendit të Komunës së Suharekës është caktuar që të mbahet më 30 maj 2022, me fillim nga ora 10:00.

Mbledhja mbahet në sallën e Kuvendit të Komunës në Suharekë dhe se janë propozuar 5 pika në rend dite.

Pikat e rendit të ditës:
1. Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar;
2. Shqyrtimi i projekt-vendimit për miratimin e propozimeve të komisionit për dhënien e shpërblimeve “Emblema e artë” dhe mirënjohjen “13 Qershori”;
3. Shqyrtimi i projekt-vendimit për bonos banimin;
4. Shqyrtimi i projekt-vendim për ti ndihmuar klubit të futbollit “Ballkani”;
5. Pyetje dhe përgjigje.

Ftese-Kuvendit-te-Komunes-1