Suharekë, më 28 prill mbledhja e katërt e Asamblesë Komunale

20.04.2022

Kryesuesi i Kuvendit të Suharekës ka caktuar mbledhjen e katërt të rregullt për vitin 2022, të Kuvendit të Komunës në Suharekë. Mbledhja e 4-të e rregullt e Kuvendit të Komunës së Suharekës është caktuar që të mbahet më 28 prill 2022, me fillim nga ora 10:00. Mbledhja mbahet në sallën e Kuvendit të Komunës në […]

Suharekë, më 28 prill mbledhja e katërt e Asamblesë Komunale Foto: Ilustrim

Kryesuesi i Kuvendit të Suharekës ka caktuar mbledhjen e katërt të rregullt për vitin 2022, të Kuvendit të Komunës në Suharekë.

Mbledhja e 4-të e rregullt e Kuvendit të Komunës së Suharekës është caktuar që të mbahet më 28 prill 2022, me fillim nga ora 10:00.

Mbledhja mbahet në sallën e Kuvendit të Komunës në Suharekë dhe se janë propozuar 10 pika në rend dite.

Pikat e rendit të ditës:
1. Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar;
2. Shqyrtimi i projekt-vendimit për dhënien në shfrytëzim afatgjatë të pronë
së paluajtshme të Komunës;
3. Shqyrtimi i projekt-vendimit për ndryshim-plotësimin e vendimit 01-Nr016-12153;
4. Shqyrtimi i projekt-vendim për emërimin e komisionit për ndarjen e
mirënjohjeve për “13 Qershor”;
5. Shqyrtimi i projekt-vendimit për themelimin e komisionit për zgjedhjen
këshillave lokale:
6. Shqyrtimi i projekt-vendimit për shfuqizimin e vendimit 01-Nr-016-12176;
7. Shqyrtimi i projekt-vendimit për ri-alokimin e mjeteve brenda fondit
burimor (38) Grandi Qeveritar-Rezervat për vitin fiskal; 2022 nga projektet
kapitale;
8. Formimi i komisionit për ta përcjell procesin e shqyrtimit publik të
projekt-dokumentit të “Hartës Zonale të Komunës së Suharekës”;
9. Informatë për administrimin e buxhetit të Komunës së Suharekës për
periudhën Janar-Mars -2022;
10. Informatë për rastet e përgjithshme të dhunës në familje;
11. Pyetje dhe përgjigje.

Ftese-Kuvendit-te-Komunes-