Ambasadori i BE-së viziton IAAP „Skënder Luarasi“

17.05.2026

IAAP „Skënder Luarasi“ ka mirëpritur sot në një vizitë të veçantë Ambasadorin e Bashkimit Evropian në Kosovë.

Kjo vizitë ka shërbyer si një moment reflektimi për arritjet e institucionit dhe mbështetjen e vazhdueshme të BE-së në ngritjen e kapaciteteve arsimore e profesionale për rininë kosovare.

Gjatë takimit me menaxhmentin, profesorët dhe nxënësit, u vlerësua lart rrugëtimi i shkollës dhe roli i saj në përgatitjen e kuadrove të reja për tregun e punës.

U vu re se ngjarjet dhe vizitat e tilla të veçanta duhet kujtuar gjithmonë, pasi ato kanë ndihmuar dhe vazhdojnë të ndihmojnë që ky institucion të jetë ky që është sot – një vatër e rëndësishme e edukimit dhe zhvillimit profesional.

​Ambasadori i BE-së u shpreh i impresionuar me punën dhe përkushtimin që panë te nxënësit e IAAP „Skënder Luarasi“, duke rikonfirmuar se investimi në arsim dhe në rininë e Kosovës mbetet një ndër prioritetet kryesore të Bashkimit Evropian në vend.

​Nga ana tjetër, përfaqësuesit e shkollës falënderuan ambasadorin për vizitën dhe mbështetjen, duke theksuar se bashkëpunimi me partnerët ndërkombëtarë është shtysë kryesore drejt standardeve evropiane në arsimin profesional.