Mira Murati sjell revolucion të ri në AI: Biseda me inteligjencën artificiale si në telefonatë reale

14.05.2026

Startup-i i Inteligjencës Artificiale “Thinking Machines Lab”, i themeluar nga Mira Murati, po zhvillon një teknologji të re që pritet të ndryshojë mënyrën se si njerëzit komunikojnë me AI-në.

Ndryshe nga modelet aktuale, ku përdoruesit duhet të presin derisa sistemi të përpunojë dhe të japë përgjigje, kompania po teston një arkitekturë të avancuar të quajtur “full duplex”, e cila mundëson që Inteligjenca Artificiale të dëgjojë, përpunojë dhe përgjigjet në të njëjtën kohë.

Sistemi funksionon duke e ndarë komunikimin në mikrokthesa prej rreth 200 milisekondash, duke i mundësuar AI-së të reagojë në kohë reale ndaj zërit dhe elementeve vizuale, edhe gjatë kohës që është duke folur.

Në qendër të këtij projekti ndodhet një model me 276 miliardë parametra, i ndërtuar për të ofruar bashkëbisedim natyral dhe përgjigje të menjëhershme.

Sipas raportimeve, qëllimi i këtij zhvillimi është që komunikimi me AI-në të ndihet si një telefonatë reale mes njerëzve, e jo si një sistem klasik pyetje-përgjigje.