Ermira Bytyçi, për herë të parë kandidate për deputete në listën e LVV-së
Ermira Bytyçi, ekonomiste nga Theranda dhe anëtare e Tifozave Kuqe e Zi, është përfshirë për herë të parë në garën për zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, si kandidate për deputete në listën e Lëvizjes Vetëvendosje.
Ajo mban numrin 67 në listën zgjedhore të LVV-së dhe përfaqëson një emër të ri në skenën politike.Bytyçi ka shprehur mirënjohje për besimin e dhënë, duke theksuar se kjo është një sfidë e re për të në jetën profesionale dhe publike.
“Jeta shpesh të hap një derë që s’e ke planifikuar. Këtë herë edhe unë po hyj në një sfidë të re. Zyrtarisht jam pjesë e listës së Lëvizjes Vetëvendosje me nr. 67. Jam mirënjohëse për besimin dhe vlerësimin. Do mundohem të jap maksimumin dhe shpresoj ta arsyetoj me punë e dinjitet,” ka deklaruar ajo.
