PDK vendos sot për rikthimin e Fatmir Limajt, Kryesia mblidhet në ora 16:00
Kryesia e Partia Demokratike e Kosovës pritet të mblidhet sot në ora 16:00, ku temë kryesore do të jetë rikthimi i Fatmir Limaj në parti dhe përfshirja e tij në listën për deputetë për zgjedhjet e 7 qershorit.
Foto: Ilustrim
Sipas raportimeve, Limaj i ka dërguar të premten një letër kryetarit të PDK-së, Bedri Hamza, përmes së cilës ka kërkuar që të jetë pjesë e listës zgjedhore pa vendosur kushte.
Kjo kërkesë ka ngjallur reagime pozitive brenda strukturave të partisë, ndërsa një numër i madh i zyrtarëve dhe mbështetësve të PDK-së thuhet se e përkrahin rikthimin e tij në “shtëpinë e vjetër”.
Limaj konsiderohet një nga themeluesit e PDK-së dhe rikthimi i tij po shihet si një lëvizje që mund ta forcojë partinë në prag të zgjedhjeve parlamentare.
