Përkujtohen dëshmorët e Brigadës 60 në Greiçec, vendosen lule pranë pllakës së Shaqir Tërshanit

10.05.2026

Në fshatin Greiçec të Suharekës është mbajtur sot një ceremoni përkujtimore në nder të dëshmorëve të Brigadës 60 të UÇK-së.

Gjatë kësaj ngjarjeje u kujtuan ushtarët e Brigadës 60, në veçanti pjesëtarët e njësisë diversante-vëzhguese, të cilët vepronin nën komandën e komandantit Jetullah Qarri, i njohur me nofkën “Guri”.

Pjesëmarrësit nderuan sakrificën dhe kontributin e dëshmorëve për lirinë e vendit, ndërsa në kuadër të ceremonisë u vendosën edhe lule pranë pllakës përkujtimore të dëshmorit Shaqir Tërshani.