LDK në Suharekë mobilizohet për zgjedhjet e 7 qershorit, formohet shtabi zgjedhor

05.05.2026

Dega e Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) në Suharekë ka mbajtur takimin e radhës të kryesisë, në kuadër të përgatitjeve për zgjedhjet e 7 qershorit.

Gjatë këtij takimi, strukturat drejtuese të degës kanë ndërmarrë hapa konkretë organizativë, duke formuar shtabin zgjedhor dhe duke themeluar komisionet përkatëse që do të mbikëqyrin dhe koordinojnë aktivitetet gjatë gjithë procesit zgjedhor.

Nga ky takim u theksua rëndësia e mobilizimit të anëtarësisë dhe e një organizimi të mirëfilltë në terren, me qëllim arritjen e rezultateve pozitive në zgjedhjet e ardhshme.

Përfaqësuesit e degës u shprehën të vendosur dhe të bashkuar, duke theksuar se do të angazhohen maksimalisht për të siguruar një proces të suksesshëm dhe për të arritur fitoren më 7 qershor.