Muharremaj: Besim Ndrecaj, simbol i sakrificës për atdheun
03.05.2026
Kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj, ka përkujtuar Heroin Besim Ndrecaj, duke e cilësuar si një shembull të rrallë të dashurisë dhe përkushtimit ndaj atdheut.
Në mesazhin e tij, ai theksoi se figura e Ndrecajt mbetet frymëzim për brezat, si dëshmi e guximit dhe sakrificës për lirinë e vendit.
Muharremaj u shpreh se kujtimi për të dhe për të gjithë dëshmorët duhet të mbetet i përjetshëm, duke nderuar veprën dhe idealin për të cilin ata dhanë jetën.
