Butrint Lumi i drejtohet Bali Muharremaj: Të funksionalizohet teatri në Suharekë
Butrint Lumi i është drejtuar me një kërkesë publike Kryetarit të Komunës së Suharekës, duke kërkuar funksionalizimin dhe themelimin e teatrit komunal.
Foto: Ilustrim
Në kërkesë theksohet se objekti për teatër tashmë ekziston, por mungon organizimi institucional dhe funksionalizimi i tij.
Sipas tij, Suhareka ka potencial të madh kulturor dhe artistik, veçanërisht tek të rinjtë, por mungesa e një teatri aktiv po pengon zhvillimin e këtij potenciali.
Ai kërkon krijimin e një strukture menaxhuese, sigurimin e stafit profesional dhe hartimin e një programi të rregullt artistik.
Lumi vlerëson se funksionalizimi i teatrit do të ndikonte drejtpërdrejt në pasurimin e jetës kulturore në komunë, duke mundësuar organizimin e shfaqjeve, promovimin e talenteve lokale dhe bashkëpunime me artistë nga qytete të tjera.
