Kosova ngjitet 15 vende në Indeksin e Lirisë së Shtypit 2026
Kosova ka shënuar përparim të dukshëm në lirinë e medias, duke u ngjitur për 15 vende në Indeksin e Lirisë së Shtypit për vitin 2026, të publikuar nga Reporterët pa Kufij.
Ky vlerësim konfirmon se në vend vazhdon të ekzistojë një nivel i konsiderueshëm i lirisë së shprehjes dhe hapësirë për media të pavarura.
Megjithatë, raporti thekson se sfidat mbeten, sidomos sa i përket ndikimit të grupeve të biznesit dhe politikës në mediat private.
Sipas raportit, përmes pronarëve të tyre, redaksitë shpesh janë të ekspozuara ndaj ndërhyrjeve nga aktorë të fuqishëm, çka vazhdon të jetë shqetësim për pavarësinë editoriale.
Pavarësisht progresit në renditje, raporti nënvizon nevojën për forcimin e mëtejshëm të transparencës dhe mbrojtjes së medias nga ndikimet e jashtme.
