Raporti i policisë: 21 aksidente me të lënduar, 32 me dëme materiale, mbi 2,700 tiketa trafiku brenda 24 orësh

30.04.2026

Policia e Kosovës ka publikuar raportin 24-orësh, ku nuk është shënuar asnjë aksident me fatalitet. Gjatë kësaj periudhe janë regjistruar 21 aksidente me të lënduar dhe 32 me dëme materiale.

Autoritetet kanë shqiptuar gjithsej 2,708 tiketa trafiku, ndërsa 18 persona janë arrestuar dhe 9 të tjerë janë dërguar në mbajtje.

Nuk është raportuar për persona në ndalim policor apo në vuajtje të dënimit.Policia apelon për kujdes të shtuar në trafik dhe respektim të rregullave për të parandaluar aksidentet.