Haradinaj: U shkel Kushtetuta, mbrojtja tani në dorën e qytetarëve

28.04.2026

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka reaguar para seancës së jashtëzakonshme për zgjedhjen e presidentit, duke e cilësuar procesin si shkelje të rëndë kushtetuese.

Ai tha se votimi pa shumicën prej dy të tretave, siç e parasheh Kushtetuta, përbën një devijim të rrezikshëm për vendin.

Haradinaj u bëri thirrje ushtrueses së detyrës së presidentes, kryetares së Kuvendit dhe kryeministrit që të ndalen dhe të mos vazhdojnë me këtë qasje.

Sipas tij, nëse institucionet vazhdojnë në këtë drejtim, mbrojtja e Kushtetutës mbetet në dorën e sovranit, duke përfshirë edhe forma si protestat dhe reagime të tjera qytetare.