Zvicra investon 70 milionë euro për Kosovën: Nis Programi i Bashkëpunimit 2026–2029

27.04.2026

Në Prishtinë është lansuar Programi i ri i Bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Zvicrës për periudhën 2026–2029, duke konfirmuar vazhdimin e partneritetit të ngushtë mes dy vendeve. Në këtë program, Zvicra do të kontribuojë me rreth 70 milionë euro për mbështetjen e zhvillimit në Kosovë.

Zvicra investon 70 milionë euro për Kosovën: Nis Programi i Bashkëpunimit 2026–2029 Foto: Ilustrim

Në ceremoninë e lansimit morën pjesë Kryeministri Albin Kurti, Ambasadori i Zvicrës në Kosovë Jürg Sprecher dhe Patricia Danzi, drejtoreshë e Swiss Agency for Development and Cooperation.

Programi synon të mbështesë zhvillimin e qëndrueshëm të vendit përmes tri fushave kryesore: qeverisjes demokratike dhe paqes, zhvillimit ekonomik dhe tranzicionit të gjelbër, si dhe zhvillimit të barabartë njerëzor. Njëkohësisht, do të vazhdojë bashkëpunimi edhe në fushën e migrimit.

Kryeministri Kurti vlerësoi rolin e Zvicrës si një nga partnerët kryesorë të Kosovës, duke theksuar rëndësinë e këtij bashkëpunimi për rrugëtimin drejt integrimit evropian. Ndërkaq, përfaqësuesit zviceranë nënvizuan se mbështetja synon të krijojë ndikim konkret në jetën e qytetarëve dhe të forcojë institucionet e vendit.

Suspected Malware | Cloudflare

Warning

Suspected Malware

This website has been reported for potentially distributing malware.

Malware is malicious software created to intentionally disrupt the normal operations of a device.

Learn More