Ngërçi për presidentin, Nagavci: Opozita të propozojë 3 kandidatë unifikues

26.04.2026

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, Arbërie Nagavci, ka njoftuar se kjo parti ka bërë një hap për të tejkaluar ngërçin politik lidhur me zgjedhjen e presidentit, duke hequr dorë nga kjo pozitë.

Përmes një postimi në Facebook, Nagavci ka ftuar PDK-në dhe LDK-në që të propozojnë tre kandidatë konsensualë, të cilët duhet të jenë figura jashtë politikës, me integritet dhe kontribut të dëshmuar.

Ajo ka theksuar se, pavarësisht deklaratave publike nga opozita, deri më tani nuk është dorëzuar asnjë propozim zyrtar.

Nagavci u bëri thirrje dy partive opozitare që të veprojnë sa më shpejt, duke dorëzuar emrat dhe duke siguruar nënshkrimet e deputetëve përkatës, në mënyrë që të tejkalohet kriza dhe të sigurohet stabilitet institucional në vend.