45 aksidente trafiku brenda 24 orëve, mbi 1,900 gjoba nga Policia
26.04.2026
Policia e Kosovës ka publikuar raportin 24-orësh mbi gjendjen e sigurisë dhe trafikut në vend.
Sipas të dhënave zyrtare, janë regjistruar gjithsej 45 aksidente trafiku, prej tyre 15 me persona të lënduar dhe 30 me dëme materiale, ndërsa nuk është shënuar asnjë rast me fatalitet.
Në kuadër të kontrolleve rrugore, janë shqiptuar 1,952 tiketa për shkelje të ndryshme të rregullave të trafikut.
Ndërkohë, në aspektin e sigurisë publike, janë arrestuar 15 persona, prej të cilëve 10 janë dërguar në mbajtje. Gjatë kësaj periudhe nuk është raportuar asnjë ndalim policor.
