Alush Shala, doktori i parë i ndërtimtarisë nga Suhareka

25.04.2026

Alush Shala nga Mushtishti ka arritur një sukses të rëndësishëm akademik duke u bërë doktori i parë në Shkencat Teknike të Ndërtimtarisë nga Komuna e Suharekës.

Ai mbrojti me sukses doktoraturën më 11 shtator 2025 në Zagreb.Shala, i cili ka ndjekur rrugën profesionale të profesorit të ndjerë Hajdin Berisha, njihet si një inxhinier i suksesshëm me përvojë në projektimin dhe menaxhimin e projekteve të mëdha në Kosovë dhe jashtë saj.

Me këtë arritje, ai bëhet gjithashtu i pari nga Republika e Kosovës që fiton këtë titull në Fakultetin e Ndërtimtarisë në Zagreb, duke shënuar një moment të rëndësishëm për komunitetin akademik dhe profesional.