Apel urgjent: Sonita Krasniqi ka nevojë për ndihmën e të gjithëve për trajtim jashtë vendit
Familja Krasniqi ka bërë një thirrje publike për ndihmë, pasi vajza e tyre e vogël, Sonita, po përballet me një sëmundje të rëndë të mëlçisë, e diagnostikuar para dy vitesh.
Gjendja e saj shëndetësore kërkon trajtim urgjent jashtë vendit, konkretisht në Turqi, ndërsa mundësitë financiare të familjes janë të pamjaftueshme për të përballuar shpenzimet e larta mjekësore.
Prindërit e Sonitës apelojnë tek të gjithë qytetarët dhe njerëzit vullnetmirë që të kontribuojnë, duke theksuar se çdo ndihmë, sado e vogël, përbën një shpresë më shumë për shërimin e saj.
Të gjithë ata që kanë mundësi të ndihmojnë mund të kontaktojnë familjen në numrin +383 49 630 958 ose të kontribuojnë përmes llogarive bankare të mëposhtme:
Kosovë:
Banka: TEB
Nr. i llogarisë: 2025000144605679
Nga jashtë Kosovës:
Banka: TEB Sh.A., Prishtinë
IBAN: XK052025000144605679
SWIFT: TEBKXKPR
Përfituesi: Safet Krasniqi
Familja kërkon solidaritet dhe mbështetje në këtë moment të vështirë, duke shpresuar që apelit të tyre t’i përgjigjen sa më shumë njerëz.
