Bali Muharremaj bënë thirrje për mobilizim qytetar me 22 Prill për pastrimin e qytetit

15.04.2026

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka bërë thirrje publike për qytetarët që më 22 prill të marrin pjesë në një aksion të përbashkët për pastërtinë e qytetit dhe fshatrave.

Ai thekson se krenaria për vendin fillon nga veprimet e vogla të përditshme dhe se një mjedis i pastër është shembull i rëndësishëm për gjeneratat e reja.

Muharremaj fton të gjitha grupmoshat që të bashkohen në këtë iniciativë, duke e parë si një mundësi për të treguar dashurinë ndaj vendit përmes veprave konkrete dhe bashkëpunimit qytetar.