SHBA vendos bllokadë në Ngushticën e Hormuzit, mbi 10 mijë trupa në operacion
14.04.2026
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë angazhuar mbi 10 mijë pjesëtarë të forcave detare, ajrore dhe marinsave në një operacion për bllokimin e lëvizjes në Ngushtica e Hormuzit, sipas Komandës Qendrore (CENTCOM). Operacioni mbështetet nga dhjetëra avionë dhe një numër anijesh luftarake.
Sipas deklaratës së CENTCOM, gjatë 24 orëve të para asnjë anije nuk ka arritur të kalojë zonën e kontrolluar, ndërsa 6 anije tregtare janë kthyer drejt një porti në Iran në Gjirin e Omanit, pas udhëzimeve të forcave amerikane.
