Nesër ndërprerje e rrymës në disa fshatra të Suharekës për shkak të punimeve në rrjet

14.04.2026

Sipas njoftimit, nga ora 10:30 deri në 15:30 do të ndërprehet energjia elektrike në daljen 10 kV Budakova, duke prekur disa lokalitete.

Pa furnizim me energji elektrike do të mbesin fshatrat: Budakovë, Çardak, Dardhishtë e Epërme, Dardhishtë e Ulët, Dragaqinë, Greiçec, Mohlan, Papaz, Reqan, Staravuçinë dhe Vërshec.

Arsyeja e ndërprerjes është mirëmbajtja preventive e rrjetit dhe instalimi i pajisjes autorecloser, që synon rritjen e sigurisë dhe stabilitetit të furnizimit me energji elektrike në të ardhmen.