Rockstar Games përsëri në shënjestër të hakerëve – pas rastit të Arion Kurtajt nga Kosova

13.04.2026

Kompania e njohur e video-lojërave Rockstar Games është goditur sërish nga një sulm kibernetik, për herë të dytë brenda tre viteve.

Sipas mediave të specializuara për siguri kibernetike, një grup hakerësh ka arritur të depërtojë në sistemet e kompanisë përmes një ofruesi të jashtëm cloud dhe ka pretenduar se ka marrë të dhëna të brendshme.

Grupi i njohur si “ShinyHunters” ka kërcënuar publikimin e materialeve të vjedhura nëse nuk përmbushen kërkesat e tyre financiare.

Nga ana tjetër, Rockstar Games ka deklaruar se është bërë fjalë vetëm për “informacione jo thelbësore të kompanisë” dhe se nuk ka asnjë ndikim te përdoruesit apo produktet e saj.

Rasti rikthen në vëmendje sulmin e vitit 2023, kur 18-vjeçari Arion Kurtaj, me prejardhje nga Kosova, ishte përfshirë në hakerimin e të dhënave të Rockstar Games dhe publikimin e materialeve nga loja “GTA 6”, duke shkaktuar publikim të parakohshëm të pamjeve të lojës.