Grabitje e armatosur në Zym, bastisje dhe sekuestrime në Krajk – alarm edhe për një mjet të dyshimtë në Lubizhdë

12.04.2026

Një grabitje e armatosur është raportuar më 11 prill rreth orës 16:15 në fshatin Zym të Prizrenit. Sipas policisë, dy viktima meshkuj kosovarë, teksa po udhëtonin me veturë, kanë hasur në pengesa me gurë në rrugë.

Grabitje e armatosur në Zym, bastisje dhe sekuestrime në Krajk – alarm edhe për një mjet të dyshimtë në Lubizhdë Foto: Ilustrim

Pasi janë ndalur dhe kanë dalë për t’i larguar ato, dy persona të panjohur, të armatosur me armë automatike (AK-47), dyshohet se u kanë grabitur një shumë parash.

Të dyshuarit më pas janë larguar në drejtim të panjohur, duke shtënë me armë në drejtim të pyllit.Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë relevante policore, ku është gjetur dhe konfiskuar një gëzhojë fisheku.

Lidhur me rastin janë intervistuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, të cilëve u janë sekuestruar dy telefona.

Megjithatë, me urdhër të prokurorit dhe për mungesë provash, ata janë liruar në procedurë të rregullt, ndërsa rasti vazhdon të hetohet.

Në kuadër të hetimeve për këtë grabitje, në mbrëmjen e së njëjtës ditë rreth orës 19:30, në fshatin Krajk është realizuar kontroll në shtëpitë e dy të dyshuarve.

Gjatë bastisjes, si prova materiale janë gjetur dhe konfiskuar 276 fishekë, katër karikatorë të zbrazur, dy gëzhoja, një predhë fisheku, një vazhdues i tytës së pushkës, një palë dylbi si dhe pajisje për pastrimin e armëve.

Edhe ky rast është në proces hetimi nga njësitë përkatëse policore.

Ndërkohë, një rast tjetër është raportuar në fshatin Lubizhdë, ku një qytetar më 11 prill ka dorëzuar në polici një mjet të dyshimtë që e kishte gjetur një ditë më herët gjatë mbledhjes së hekurave.

Vendi është siguruar nga policia, ndërsa njësia për deminim e FSK-së ka konstatuar se nuk bëhet fjalë për mjet shpërthyes apo të rrezikshëm.

Suspected Malware | Cloudflare

Warning

Suspected Malware

This website has been reported for potentially distributing malware.

Malware is malicious software created to intentionally disrupt the normal operations of a device.

Learn More