Dyshohet se ngacmoi një grua, IPK arreston zyrtarin policor

11.04.2026

Një zyrtar policor është arrestuar nga Inspektorati Policor i Kosovës (IPK), nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “ngacmim”.

Sipas njoftimit zyrtar, rasti është iniciuar pas ankesës së një gruaje, e cila ka raportuar se zyrtari në fjalë ka kryer veprime të kundërligjshme ndaj saj.

Pas pranimit të informacionit, hetuesit e IPK-së, në bashkëpunim me prokurorinë, kanë ndërmarrë veprime hetimore që kanë çuar në arrestimin e të dyshuarit.

Me vendim të prokurorit kompetent, ndaj zyrtarit policor është caktuar masa e ndalimit për 48 orë. Autoritetet kanë bërë të ditur se hetimet do të vazhdojnë për të sqaruar plotësisht rrethanat e rastit.